Albert Bunjaku: Shqipëria ishte jo-korrekte, De Biasi tentoi të na marrë lojtarët në “gjysmë të natës”

Albert Bunjaki, trajneri i parë i Kombëtares së Kosovës ka treguar se Gianni De Biasi dhe asisitenti i tij, Paolo Tramezzani gjatë ndeshjes vëllazërore Kosovë-Shqipëri që u luajt në Prishtinë më 2015 kishin tentuar që t’i bindin disa lojtarë që të luanin për Kombëtaren e Shqipërisë

Kosova luajti një miqësore me Shqipërinë në nëntor të vitit 2015 në Prishtinë, ndeshje e cila mblodhi hiç më pak se 30 mijë shikues, raporton Reporteri.net.

Takimi përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, ndërsa Albert Bunjaki në një intervistë ekskluzive për Reporterin ka treguar se Giani De Biasi kishte bërë disa lojëra aspak të mira gjatë qëndrimit në hotelin Emerald.

De Biasi së bashku Tramezzanin u kishin hyrë në dhoma të hotelit lojtarëve të Kosovës, saktësisht Hekuran Kryeziut dhe Bersant Celinës duke bërë përpjekje që t’i bindin ata që të luanin për Shqipërinë.

Bersanti madje ishte golashënues për Kosovën në vëllazëroren me Shqipërinë.

“Ne vendosëm me lujtë një lojë miqësore me Shqipërinë ka qenë nëntor 2015, një lojë vëllazërore, edhe ne ishim vendos në njëjtin hotel, por kjo mua nuk më ka pëlqyer,” ka thënë Bunjaki.

“Çka nuk më ka pëlqy është se në mbrëmje ka pas aktivitete prej dy trajnerëve [De Biassi e Tramezani] kanë shku në dhoma te lojtarëve të Kosovës dhe janë mundu që me i bind lojtarët e Kosovës me ardh me lujt për Shqipërinë.

“Dmth ajo nuk më ka pëlqy se ne ishim ne fazën e krijimit të gurëve kryesorë për me i vendos që me kriju një Kombëtare, përderisa Shqipëria dmth jo që e ka kriju temelin, por e ndërtojë katin e parë e me kualifikime për mendimin tem ishte kati i dytë, une me i ndihmu i ndihmojë edhe katin e tretë le ta qet, mirëpo meqenëse une e kisha detyrë qe me kriju për mu ka qenë e rëndësishme që Bersant Celinën, Hekuran Kryeziun apo lojtarët që kanë qenë të asaj kohe.

“Po, De Biassi ka tentu me i bind me ardh ne Shqipëri edhe pse ne e kemi ditë që po pranohemi në UEFA e FIFA dhe kjo për mu ka qenë pak e rëndë,” përfundoi Bunjaki.

Ish-trajneri i Kosovës për nëntë vite në një intervistë për Reporterin ka treguar se dëshironte t’i kishte në skuadrën e tij lojtarët si Xhaka, Shaqiri e Behrami, por një gjë e tillë sipas tij nuk u bë realitet asnjëherë shkaku se dikush kishte punuar pas shpinës së tij dhe të Federatës.

“S’po tham 99 po 98 përqind të lojtarëve i kam taku personalisht. Behrami Xhaka? Nuk foli me emra! Kam fol në mënyrë direkte e indirekte, me përfaqësues të tyre, përfaqësues të lojtarëve, agjenta, avokatë, kam udhëtu prej vendit në vend edhe ka qenë ajo faza që të paktën unë kam thanë që nuk du sot me më than dikush që me më ftu Kosova kisha ardh, nuk du, unë të paktën punën tem ka me kry, jam munduar në forma të ndryshme, përmes bindjeve të ndryshme, mirëpo shumë shpejt e kom kuptu që është punu shumë mas shpinës tonë, koxha shumë është punu pas shpinës tonë,” ka thënë Bunjaki për Reporterin.

“Unë e kam bo punën tem, e kam pas përkrahjen e Federatës edhe kam vrapu prej Londrës e ku janë kanë lojtarët jam mundu me ia shpjegu projektin, jam mundu me ia tregu mundësitë tona, gjendja jonë reale, nuk kem stadium ku me lujt lojë, nuk kem stadium ku me ushtru, qeta që jem, qekjo gjendje që është dhe e di qëndrimin e secilit prej tyre,”.