Albert Bunjaki: Nuk kemi kontakte me Januzajn

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Alberti Bunjaki ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë kontakt me yllin e Manchester Unitedit, Adnan Januzajn

Mediat belge kanë raportuar se Adnan Januzaj pritet ta braktisë përfaqësuesen e Belgjikës, pasi që është i pakënaqur me tretmanin që po i bëhet nga ky vend.

Sipas këtyre mediave, Januzaj po shqyrton mundësinë t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet për Botërorin e Rusis.

Por, selektori i përfaqësueses së Kosovës e ka konfirmuar se nuk ka pasur asnjë kontakt me Januzajn, apo me ndonjë familjar të sulmuesit me prejardhje nga Istogu.

“Unë nuk kam pasur kontakte me Januzajn që nga ndeshja me Haitin. Para këtij takimi, unë kam biseduar me dy axhallarët e lojtarit, dhe që nga ajo kohë nuk kam biseduar më”, ka deklaruar Bunjaki për Express.

“Unë nuk kam pasur kontakte me të për shkak se lojtari zgjodhi ta përfaqësojë Belgjikën”, ka theksuar Bunjaki.

Por, pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, e cila pritet të ndodhë në muajin tjetër, Bunjaki paralajmëron se do t’i ftojë të gjithë yjet që t’i bashkohen Kosovës.

“Pas pranimit të Kosovës në UEFA dyert e përfaqësueses do të jenë të hapura për të gjithë lojtarët e Kosovës që luajnë në përfaqësueset e vendeve të tjera”, theksoi ai.

“Normalisht, edhe ne, sikur përfaqësueset tjera, synojmë t’i kemi në skuadër lojtarët më të mirë”, ka përfunduar Bunjaki.