Albert Bunjaki: Gjyshin dhe babin i kam pasur në Feronikel, jam i lidhur me këtë klub

Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, ka zbuluar për lidhjet e tij të afërta me Feronikelin, te të cilët së fundi e ka marrë pozitën e këshilltarit dhe ka qenë kyç në emërimin e Agim Sopit në pozitën e trajnerit.

Emri i Albert Bunjakit është përmendur shumë herë nëpër klube të Ipko Superligës së Kosovës.

Fillimisht ai ishte spekuluar për pozitën e trajnerit të Dritës, pastaj në Prishtinë e së fundi në Feronikel.

Për Bunjakin thuhej se ai kishte kyç edhe në emërimin e Agim Sopit si trajner të Kosovës, pas shkarkimit të trajnerit Dejan Vukicevic nga pozita e trajnerit.

“E kam një relacion shumë të afërt me Feronikelin. Njerëzit nuk e kanë ditur më herët, mirëpo prejardhja ime është prej Drenasit dhe ndër sponsorët e parë ka qenë gjyshi im. Pastaj edhe babai im ka punuar te klubi i Feronikelit. Kjo do të thotë se unë e kam një relacion shumë të afërt, por kjo s’do të thotë që s’do t’i ndihmoj klubet e tjera të Kosovës.”, ka thënë Bunjaki në “Favorit”.

Bunjaki së fundi e ka marrë edhe postin e instruktorit teknik në UEFA – post ky për të cilin aplikuan shumë njerëz nga e gjithë Evropa, ndërsa 45 persona janë pranuar.