Albana Arifi lë Suedinë për Kosovën

Albana Arifi ka fituar të drejtën të luajë për Kombëtaren e Kosovën në hendboll.

Albana ka lënë Suedinë me të cilën kishte luajtur edhe në botërorin U20, njofton KOK, përcjell GazetaOLLE.

Hendbollistja është dashur të presë tri vjet për të fituar të drejtën të vesh fanellën e Kosovës.

Gjithashtu Komiteti Olimpik i Kosovës, fton të gjithë lojtarët me prejardhje nga Kosova ta ndjekin rrugën e Arifit dhe t’i bashkohen kombëtareve tona.

Fotografia e Kosovo National Olympic Committee