Alban Shillova me tri oferta

 Ish-sulmuesi i Dritës, Hajvalisë dhe së fundi Lirisë së Prizrenit, Alban Shillova, është njëri nga lojtarët e pakët të lirë në afatin kalimtar të dimrit.

Ai u nda nga skuadra prizrenasi me marrëveshje me klubin, derisa tani është në bisedime me tri skuadra.

“Jam kontaktuar nga tri klube të Superligës, por për hir të korrektësisë ndaj tyre nuk do të përmend emra. E rëndësishme është që jemi ndarë me Lirinë me marrëveshje, kam marrë fletëlëshimin dhe tani po pres qetësisht për të vendosur se ku do të luajë në pranverë”, tha Shillova për Gazetën Olle.

Ai u nda nga Liria bashkë me mbrojtësin Adnan Haxhaj, i cili po ashtu pritet shumë shpejtë të bëhet me skuadër.