Alban Dragusha rikthehet te Drita?

Alban Dragusha është ndarë edhe zyrtarisht me KEK-un dje.

Lajmi u konfirmua për gazetën nga kryetari i “elektricistëve”, Besnik Mjeku.

Shkak për ndarjen e Dragushës me KEK-un është klubi i Dritës.

Gazeta Olle mëson përmes burimeve brenda kryesisë së Dritës se gjilanasit kanë arritur marrëveshje me Dragushën për sezonin e ri.

Ai do të jetë në shtabin teknik të bardhekaltër si ndihmës-trajner.

Dragusha ishte pjesë e Dritës në edicionin 2016/17, kur Drita shpëtoi në barazh.

Gjasat më të mëdha për të marrë drejtimin e Dritës i ka Bekim Isufi. /Gazeta Olle/