Alban Bushi me dhimbje koke, i lëndohen dy sulmues para duelit me Kosovën U21

Shqipëria U21 dhe Kosova U21 priten të luajnë ndeshjen e parë zyrtare “vëllazërore” me 15 tetor në “Elbasan Arena”.

Tashmë, Alban Bushi, selektori i Shqipërisë ka publikuar ditë më parë listën e të ftuarve për këtë takim, shkruan Gazeta Olle.

Ndërsa, selektori i Kosovës, Rafet Prekazi ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Gjithsesi, ende pa filluar mirë stërvitjen e parë, Shqipëria ka marr dy goditje të mëdha.

Tashmë është konfirmuar mungesa e dy sulmuesve, Xhakomo Vironi dhe Agim Zeka për arsyeje të lëndimeve.

Fotografia e Fansat e Futbollit Kosovar
Vironi majtas, Zeka djathtas.

Zeka, njihet mirë në Kosovë pasi kohë më parë ka luajtur te Prishtina, kurse tani luan në Holandë.

Vlen të përmendet se edhe Kosova U21 do të ketë dy mungesa të mëdha siç janë, Arbeni Xhemajli dhe Lirim Kastrati të cilët janë ftuar në ekipin e parë të Kosovës./GazetaOlle