Alban Bushi e zbulon sa futbollistë nga Kosova kanë refuzuar ftesën e tij para dy vitesh

Shqipëria U21 ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshje ndaj Kosovës U21.

Ky takim do të jetë i vlefshëm për kualifikime të Euro2021 për këtë grupmoshë dhe do të jetë i pari takim zyrtar “vëllazëror”, shkruan Gazeta Olle.

Gjatë konferencës për shtyp trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi pos tjerash tha se 3-4 futbollistë aktual të Kosovës U21 kanë refuzuar ftesën e tij kohë më parë.

“3-4 lojtarë të Kosovës nuk dua të përmend emra, i kemi kontaktuar para dy vjetësh por, nuk kanë pranuar të vijnë me ne edhe pse për ne nuk është problem”, ka thënë Bushi.

Shqipëria  U21 dhe Kosova takohen me 15 tetor nga ora 19:00 në “Elbasan Arena”./GazetaOlle