Alban Ajdini prezantohet te Servette

Alban Ajdini edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra zvicërane, Servette.

20 vjeçari me prejardhje nga Kosova, është prodhim i Akademisë së skuadrës në fjalë, shkruan Gazeta OLLE.

Ajdini ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2022.

“Servette është e lumtur me nënshkrimin dhe i dëshiron lojtarit të ardhme të ndritur”, thuhet në komunikatë.

Servette aktualisht është e katërta në Superligën e Zvicrës. Kështu Superliga e Zvicrës vazhdon të jetë kampionati evropian në të cilin paraqiten më së shumti futbollistë shqiptarë.