Akuza të rënda pas hedhjes së Aldo Teqjes nga kati i 6

Kunati i Aldo Teqjes, Redi Veriu, ka qenë kritik me mediat.

Katër ditë pas ngjarjes që tronditi opinion në Shqipëri, futbollisti i talentuar që sot luan me Tërbunin, por dikur ishte pjesë e të rinjve të Tiranës, ka akuzuar median se raportoi diçka të pavërtetë.

Në statusin e tij në Instagram, Redi Veriu, që është vëllai i të fejuarës së 24-vjeçarit Teqja, deklaron se të gjithë duhet t’i kërkojnë Aldo Teqjes, pasi ky i fundit ra nga kati i gjashtë dhe u raportua se ishte vetëhedhur pas një zënke me të fejuarën.

“Përshëndetje! Ku jeni o portale dhe media, se nuk e di çfarë t’iu them.

Si e vetëvratë Aldon? Dilni kërkoni falje publike se ishte turp”, shkruante Veriu.