Aksidentohet lojtari i Prishtinës, kjo është gjendja e tij

Yll Visoka lojtar i KH.Prishtina, duke kaluar rrugën në vijat e këmbësorëve mbrëmë është goditur me veturë nga një ngasës.

Ai ka pësuar lëndime dhe thyerje të brinjëve si dhe kontuzione dhe lëndime në kokë, qafë dhe pjesë tjera të trupit.

Fati në fatkeqësi ishte fizikusi dhe organizmi i fortë i hendbollistit të Prishtinës, i cili shpëtoi nga më e keqja.

Ai tani është mirë dhe mjekët janë optimist se shumë shpejt do të shërohet.

Fotografia e Yll Visoka