Aksidentohet futbollisti kosovar (Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Gurrakoc të Istogut.

Vetura në të cilën  ndodheshin dy të ri e ka humbur kontrollën duke u përplasur me një veturë tjetër e cila ishte e parkuar.

Indeksonline mëson se në veturë ndodhej futbollisti i KF Istogut, Alban Musolli.

Sipas informacioneve të para gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë ndërsa me lëndime më të mëdha është F.K që ndodhej në veturë me të.

Kujtojmë se Musolli më parë ishte pjesë e Prishtinës ndërsa ka qenë i ftuar edhe nga përfaqësuesja e Kosoëvs U19.