Akili dhe Nora Gjakova shpërblehen nga Komiteti Olimpik (FOTO)

Akil Gjakova dhe Nora Gjakova janë shpërblyer në ceremoninë e Komitetit Olimpik të Kosovës

Komiteti Olimpik i Kosovës ka ndarë çmimet për Laureatët e vitit 2018, përcjell GazetaOlle.

Në ceremoninë e KOK-ut, u shpallën edhe sportisti e sportistja më e mirë për vitin që kemi lënë pas.

Epiteti i sportistit më të mirë për vitin 2018 i takoi xhudisti Akil Gjakova.

Akili pati paraqitje të mrekullueshme gjatë vitit 2018. Në Zagreb ai u bë xhuditsi i parë mashkull nga Kosova që e fiton një Gran Prix, u bë kampion për U 23 në Hungari, dhe fitoi edhe medalje tjera.

Kurse sportistja më e mirë për vitin 2018 nga KOK-u është vlerësuar xhudistja, Nora Gjakova. /GazetaOlle/