Akil Gjakova ngrit flamurin e Kosovës në Podgoricë, fiton medaljen e argjendtë

Akil Gjakova i ka sjell një tjetër medalje evropiane Kosovës.

Xhudisti ynë fitoi medaljen e argjendtë, pasi ishte i pafat në duelin final me rusin Saian Ondar, në kategorinë -73 kg, të Kampionatit Evropian U-23, që po mbahet në Podgoricë.

Deri tek e argjendta, Akili arriti pas fitoreve ndaj Lukas Vennegold të Gjermanisë, Telman Valiyev i Azerbajxhanit dhe në gjysmëfinale mundi moldavin, Cornel Andries.
Një ditë më parë, medaljen e artë e fitoi edhe Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg.
“Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin tjetër madhështor të xhudos, duke iu uruar suksese në rrugën drejt fitimit të normës olimpike Tokyo 2020”, shkruan në faqen zyrtare të KOK-ut në Facebook.

 

gjakova Akiliii