Akil Gjakova mbetet pa medalje në Grand Slamin e Xhudos “Abu Dhabi 2019”

Akil Gjakova ka përfunduar ëndrrën për medalje në Grand Slamin e Xhudos “Abu Dhabi 2019”.

Gjakova është eliminuar në rrethin e tretë të garës, ku ka pësuar humbje nga xhudisti belg Dirk Van Tichelt, shkruan KosovaPress.

Xhudisti pejan, rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin mposhti garuesin indian, Nilesh Balhara.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme edhe motra e Akil Gjakovës, Nora nuk arriti të siguroi medalje, ndërsa Majlinda Kelmendi arriti ta fitojë medaljen e artë.

Nesër pritet të garojë edhe garuesja e katërt nga Kosova, Loriana Kuka.