Akil Gjakova fiton medaljen e argjendtë

Akil Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në turneun Grand Prix të xhudos, që po mbahet në Tunis të Tunizisë.

Akili në luftën për medaljen e artë u mposhtë nga Zhansay Smagulov i Kazakistanit, me ippon, në kategorinë -73 kg.

Pavarësisht kësaj, medalja e argjendtë është sukses i madh për Gjakovën.

Në përgjithësi, xhudistët tanë nga tre pjesëmarrës fituan tri medalje, një të artë me Nora Gjakovën dhe dy të argjendta me Distria Krasniqin dhe Akil Gjakovën.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin madhështor të xhudistëve tanë, të cilët e nisën edhe vitin 2018 me medalje.