“Ajo tha po”, fejohet Arbër Zeneli

Arbër Zeneli i ka dhënë fund beqarisë duke i propozuar të dashurës, e cila ka thënë “po”.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, anësori i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, ka bërë të ditur se është fejuar.

“Ajo tha po!”, ka shkruar Zeneli teksa ka postuar dy fotografi me të dashurën.

Zeneli ditë më parë është operuar pas lëndimit të rënë që pësoi me Kosovën kundër Malit të Zi.

Sipas klubit francez, ai do të jetë jashtë fushave nga 7 deri në 9 muaj.