Ajeti mund të largohet nga Baseli

Në një intervistë për emisionin “Sporti Total” në KTV, menaxheri i sulmuesit, Afrim Ajeti ka konfirmuar interesimin e disa skuadrave për talentin e skuadrës zvicerane.

“Janë të interesuara skuadra nga Premier League dhe Bundesliga. Jo më larg se dje, dy skuadra kanë marr kontakte direkte me klubin e Baselit. Besoj se do ta gjejmë një zgjidhje me Baselin, dëshira e Albianit është të vazhdojë me Baselin”, ka deklaruar Ajeti.

Albian Ajeti ka kontratë me Baselin deri në fund të këtij sezoni.

Nga Baseli pritet të largohet edhe sulmuesi Shkëlzen Gashi.