Ajeti gjithnjë e më mirë

Arlind Ajeti me shumë gjasa do të vijojë të luajë titullar te Torino, teksa pritet ta bëjë këtë edhe ndaj Romës.

Trajneri Mihajloviç do t’i besojë qendërmbrojtësit të Kombëtares një vend në repartin difensiv krah Moretit, pasi siç dihet Rosetini është i dëmtuar.

Kështu Ajeti po e shfrytëzon maksimalisht këtë mundësi për të fituar “pikë” te trajneri serb i Torinos. Gjatë janarit për mbrojtësin u interesuan disa skuadra, por ai ishte i vendosur për të qëndruar dhe treguar vlerat e tij te “demat”.