Ajeti drejt Hamburgut

Arlind Ajeti mund të luajë për Hamburgun. Burime të www.sportal.al tregojnë se babai i tij, i cili e pëfaqëson si menaxher është takuar me drejtuesit të ekipit të Bungesligës 1. Mbrojtësi i shqiptar po kërkon një ekip të ri, pasi kontrata me Bazelin ka përfunduar edhe është një lojtar i lirë.

Një mundësi e mirë për të kaluar në një kampionat më të rëndësishëm, pasi ka luajtur vetëm në Zvicër. Megjithatë Arlind Ajeti është vetëm 21-vjeç dhe ka ende kohë për të të treguar aftësitë ë tij.  Ai është pjesë e ekipit të parë të Bazelit prej sezonit 2011-2012.

Në takimin me Francën më 13 qershor Ajeti u aktivizua si titullar duke zëvendësuar Mërgim Mavrajn e dëmtuar. Paraqitja e tij është vlerësuar, pasi tregoi siguri në mbrojte përkrah kapitenit Lorik Cana.