Ajet Shosholli zbulon dobësitë e Trepçës

Tri ndeshje, tri humbje. Ky është bilanci negativ që ka regjistruar skuadra e Trepçën në stinorin pranveror të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Ekipi i trajnerit Ajet Shosholli, pësoi edhe të premten në Mitrovicë në ndeshjen  hapëse të javës së 19-të nga Feronikeli me shifrat 1:0.

Trajneri Ajet Shosholli thotë për Gazetën ‘Olle’ se skuadrës së tij po i mungon fati. “Nuk bazohem në fat, por në këto tri ndeshje, realisht nuk kemi pasur fat. Po pësojmë në minutën e fundit. E kemi dobësi të vjetër, shënimi i golit e ndërsa loja si lojë, jemi të barabartë më kundërshtarët, e ndoshta po kemi superioritet në lojë hiq ndeshjen me Prishtinën në pjesën e dytë”, ka thënë Ajet Shosholli të shtunën për Gazetaolle.com.

Skuadra e tij mbetet e fundit në renditje me 15 pikë të mbledhura. “I kemi kaluar tre kundërshtarë që e kërkuar titullin. Gjendja faktike është kjo. Do të ‘luftojmë’ deri në fund për mbijetesë”, përfundoi Ajet Shosholli.

Loading...