Ajerti i thotë me keqardhje ‘jo’ Skënderbeut

Është folur shumë në kohën e fundit se Skënderbeu mund të marrë për ndeshjet në Evropë, mbrojtësin e Kombëtares, Arlind Ajetin. Por Ajeti edhe pse me dëshirë të madhe për ta ndihmuar ekipin shqiptar, i duhet të kthej përgjigje negative.

“Për kundër dëshirës ta ndihmojë Skënderbeu, por pas analizave me agjentin tim dhe me babin tim që i kemi bërë, nuk munda të bashkohem me Skënderbeu, për një arsye, rreziku për ndonjë lëndim. Suksese Skënderbeut. Shpresojë dhe besojë se do të jeni në Evropë. Respekte”, shkroi Ajeti në ‘facebook’, transmeton Gazetaolle.com.

Skënderbeu ka emergjencë në mbrojtje pasi i është lënduar Tefik Osmani, ndërsa Renato Arapi është ndëshkuar me karton të kuq.