Ajax-Real Madrid, formacionet e mundshme

Sonte zhvillohen ndeshjet tjera të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta Olle.

Në Amsterdam zhvillohet klasikja e Evropës, ku Ajax do të mundohet të fitojë përballë kampionëve të Evropës.

Te Ajaxi, yjet si De Ligt dhe De Jong, do të jenë nga fillimi, ashtu si edhe Schone dhe Ziyech si anësor.

Ndërkohë, te Real Madrid, Isco sërish ka përfunduar në bankën rezervë, derisa Vinicius shihet se mund të luajë nga fillimi. Treshja e mesfushës përbëhet nga Kroos, Modriq, Casemiro. Edhe Bale ka përfunduar në bankën rezervë.

Formacionet e mundshme

Ajax: Onana; Mazraoui, Blind, De Ligt, Tagliafico; Schone, De Jong, Van de Beek; Neres, Tadic, Ziyech

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Reguilon; Casemiro, Modric, Kroos; Lucas, Benzema, Vinicius