Isufi nuk mendon si Keçi: Fitore e merituar, patëm shumë raste

Trajneri i Ferizajt, Bekim Isufi, e ka cilësuar si të merituar fitoren ndaj Flamurtarit.

Sipas tij, “Ujqit” fituan me plot meritë, përcjellë Gazeta Olle.

“Fitorja e parë si vendës, shumë e vështirë. Sot e merituam fitoren sepse patëm më shumë nga loja”, deklaroi Isufi.

“Jam i kënaqur me angazhimin dhe karakterin e futbollistëve. Ende nuk jemi në nivelin ku duhet të jemi”.

“Duhet të jemi më të qetë para golit, por prap se prap jam i kënaqur në përgjithësi, sidomos me tri pikët”.

“Kemi futbollistë që dijnë të bëjnë dallimi në lojën një me një, por pozita ku jemi iu bën shumë presion. Kemi lojtarë të shpejtë dhe teknikisht të mirë”.

“Nuk është që s’po bëjmë lojëra të mira. Por, pranimi i golave po bën që të shthuremi, sepse kemi lojtarë të rinj”, shtoi ai.

Me këtë fitore, Ferizaj ka barazuar Flamurtarin me pikë. /Gazeta Olle/