“Ai që nuk e do Ronaldon, nuk di asgjë për futbollin”

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, gjatë një interviste të dhënë për gazetën franceze, “Soo Foot”, ka thënë se ndihet krenar dhe i lumtur që ka lënë Napolin për t’u transferuar te Juventusi

Ndër të tjera, sulmuesi i rrezikshëm argjentinas, tregon edhe njëherë simpatinë e madhe që ka për Fenomenin Ronaldon, i cili sipas “El Pipitas”, është frymëzim për cdo sulmues transmeton Gazeta Olle.

Image result for il fenomeno

“Nëse nuk e doni Ronaldon, kjo do të thotë se ju nuk kuptoni asgjë nga futbolli”, ka thënë mes tjerash Higuain, i cili këtë javë do të ndeshet me bashkëpatriotin e tij Mauro Icardin, në ‘Derby d’Italia’. Higuain dhe Icardi janë në garë se cili do të jetë në Botëror me Argjentinën dhe sfida e së shtunës do të thotë shumë për të dy sulmuesit. /Gazeta Olle/

Image result for higuain vs icardi