Ahmeti priti skuadrën e Ligës së Kampionëve

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti priti në takim klubin kutbollistik të femrave – KF Hajvalia.

Drejtori i klubit, Xhavit Pacolli pati rastin të njoftojë kryetarin për problemet dhe kushtet me të cilat ballafaqohet Hajvalia, ndërsa Ahmeti u shpreh i gatshëm që klubin ta mbështesë aty ku ka hapësirë për një gjë të tillë.

Përgëzime nga kryetari, përveç klubit dhe drejtorit, mori edhe trajneri Emin Bajrami, i cili bëri historinë që një klub futbollistik nga Kosova të marrë pjesë për herë të parë në Ligën e Kampionëve.

image