Ahengjet janë të ndaluara në Kosovë, por Arbëria fton tifozët për të festuar inkuadrimin në Superligë

Arbëria nga Lipjani është skuadra më e re që i është bashkuar elitës së futbollit kosovar.

Por, kjo skuadër tashmë po planifikon një festë për të gjithë tifozët e tyre, për të festuar këtë suksese historik në histori të klubit, përcjellë Gazeta OLLE.

“Të nderuar dhe shumë të respektuar sportdashës, ju dashamirë të futbollit, mbështetës të K.F.Arbëria. Të nderuar ju gjenerata të arta të K.F.Perparimi, gjenerata të arta të K.F.Arbëria nga funksionimi i klubit e deri më sot. Të nderuar ju tifozeria më e zjarrtë në Lipjan, ju “Stuhia e Kuqe”. Na lejoni që si K.F.Arbëria të ju: “Ftojmë për të festuar suksesin historik të K.F.Arbëria, inkuadrimin e parë në Superligen e Kosoves!

Në bashkëpunim me donatoret si Kryesi kemi planifikuar të festojmë bashkë suksesin të cilin e kemi sjellur fal bashkëpunimit të të gjithë juve, fal punes së pastert, fal djerses së lojtareve, punes së veqantë të shtabit teknik, menaxhimin e puneve administrative të klubit, mbështetjes në forma të ndryshme si morale ashtu dhe financiare dhe mbështetjes së zemrës dhe zërit të lartë i cili degjohej fuqishëm në çdo ndeshje nga ju!

Ju bëjmë thirrje që të jeni të gjithë në mënyrë masovike në ahengun i cili është paraparë të mbahet në “Restaurant Dielli”, në Dobrajë, të shtunen, me dt.06.06.2020, në ora 19:00.

Si vërejtje për fund: Për shkak të obligimeve të shumta dhe puneve teknike në klub duke u pregatitur për stinorin e ri, KF Arbëria e ka parë të arsyeshme që përmes këtij njoftimi, të ju fton të gjithëve duke hapur dyert për të festuar të gjithë së bashku dhe duke i menjanuar ftesat zyrtare!

Ejani të gjithë! Së bashku tregojmë se jemi familje e madhe dhe së bashku e bëjmë festen madhështore!”, thuhet në njoftimin e Arbërisë./Gazeta OLLE