Agron Selmani këshillon Tahir Batatinën për deklaratat e dhëna (FOTO)

Ish-trajneri i Ferizajt, Dritës dhe Gjilanit, Agron Selmani, i kundërpërgjigjet trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, që pas barazimit 0:0 me Ferizajn, tha se lojtarët kundërshtarë u shtrinë në tokë si të ishin në Banjën e Lluzhanit.

Selmani shkruan në Facebook, duke i bërë thirrje Batatinës të mos i kopjojë të tjerët, madje thotë se ka disa rroba që nuk të shkojnë.

“Unë të vlerësoj dhe të çmoj për punën që po e bënë, ka rroba që nuk të shkojnë, e ke konsumue shumë “Banjon e Lluzhanit”, mos lakmo dhe mos kopjo të tjerët, ke krijuar dhe po krijon identitetin tëndë, mos dil prej natyrës tënde, sepse aty je më i mirëi dhe më i forti”, shkruan Selmani, raporton “GazetaOlle.com”.

Ai i bënë thirrje se rajoni i Ferizajt nxitet dhe motivohen mu atëherë kur nuk pritet. “Me deklaratën tënde nuk i ke frikësue dhe as nuk i ke demotivuar, por t’i i ke nxitur dhe i ke motivuar edhe më shumë KF Ferizajn”, shkroi ndër të tjera ai.

selmani