Agron Selmani ka një mesazh për Ferizajn

Ish trajneri i Ferizajt, Agron Selmani, përmes një publikimi në llogarinë e tij zyrtare ka motivuar futbollistët ferizajas, duke kërkuar nga ta që ta mbajnë kokë lartë dhe të mos dorëzohen deri në fund.

Ky mesazh vjen pas formës jo të mirë dhe krizën e rezultateve që po kalon ekipi Ferizajt. Më poshtë mund të gjeni edhe gjithë mesazhin e publikuar nga Selmani:

“…per te mire dhe per te keq,s`bashku,ju jeni ujq dhe “Ujqit” domosdo do ti keni pas!!”

…nuk ka qen i leht rrugetimi i juaj ,ju jeni pjesa ma e mire e qytetit,ju ia dolet edhe ateher kur te gjithe e deshironin vetem suksesin e tuaj por qe ishin skeptik ne vlerat e juaja!!
-Koken lart, ju nuk jeni turpi i qytetit,turp eshte per te gjithe te tjeret qe sot nuk ju perkrahin,ju ofendojn me vlersime,qendrojn anash dhe nuk duan te marrin pjese ne deshtimin eventual te juve ,por gabohen rende sepse ju qysh tash jeni fitimtar,
– le te turperohen te gjithe ata qe u kujtuan, u munduan dhe nuk zgjodhen menyra me qellim te shkatrrojn nje fillim te mire,te shkatrrojn zemren dhe shpirtin e juve ….po te njejtit “qe me vite bejn punen dhe veprimet e njejta”!!
… por,per te mire dhe per te keq,qendroni s`bashku,ju jeni Ujqe dhe “Ujqit” domosdo do ti keni pas!!”