Agolli: Hadërgjonaj, hajde te Shqipëria

Florent Hadërgjonaj është talenti i ri me origjinë shqiptare, i cili aktivizohet me Young Boysin. 21-vjeçari luajti mbrëmjen e së enjtes ndaj Karabakut të Ansi Agollit. Në fund të takimit të dy futbollistët kanë biseduar mes tyre.

Hadërgjonaj që ka luajtur me 21-vjeçarët e Zvicrës është ende i pavendosur me cila do të jetë përfaqësuesja e madhe. Kaq është dashur dhe Agolli i ka thënë djaloshit që të zgjedhe kuqezinjtë.

Shqipëria tani është një kombëtare që preferohet. Të shumtë jantë ata të cilët kërkojnë kohë që të mendohen se kë fanelë do të veshin.