Agjenti konfirmon të ardhmen e yllit të Juventusit – dhe është befasi

Ylli i Juventusit, Stefano Sturaro nuk do të transferohet në Premier League.

Kështu të paktën ka thënë agjenti i tij pas zërave që e lidhnin klientin e tij me kampionatin anglez, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Sturaro ishte i lidhur me një largim nga Juventusi pasi që ka bërë vetëm tri paraqitje këtë sezon me ”Zonjën e Vjetër”.

Por, agjenti i tij, Stefano Volpi, ka konfirmuar se interesim ka për 24-vjeçarin, por një lëvizje e tij jashtë Juventusit nuk ka mundësi të ndodhë.

Sturaro

”Është kënaqësi për Stefanon që kërkohet nga disa klube”.

”Në Premier League, për shembull, interesimet vijnë nga klubet si Evertoni dhe Newcastle”.

”Por, sinqerisht, kjo është e pamundur sepse ai mendon se duhet të vazhdojë me Juventusin”.

”Ai dëshiron të vazhojë me vitin e tretë te ky klub pasi që ai dëshiron të arrijë suksese këtu”, tha Volpi. /Gazeta Olle/

Sturaro