Agjenti i këtij futbollisti të Kosovës qau kur e pa atmosferën në Prishtinë

Ndeshjen miqësore Kosovë – Shqipëri, nga afër e ka ndjekur edhe agjenti i Bersant Celinës.

Lajmin e konfirmon babai i Bersantit, Edvari, i cili edhe e ka shoqëruar agjentin e të birit në gjatë qëndrimit në Kosovë.

Edvari zbuloi se agjenti i Bersantit, është përlotur kur ka parë atmosferën në ndeshjen Kosovë – Shqipëri, duke e mësuar edhe arsyen se pse talenti 19 vjeçar i Cityt, ka zgjedhur të vesh fanellën e Kosovës.