Agim Zeka tregon arsyen e transferimit në Portugali

Talenti nga Prishtina, Agim Zeka, është huazuar një ditë më parë nga Lille e Francës në Varzim të Portugalisë.

Ai thekson se këtë e bëri për të pasur mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve me skuadrën e re.

“Largimi im nga Llile është vetëm për një sezon. Arsyeja e largimit është se nuk kisha hapësirë për të luajtur në ekipën e parë, por vetëm për t’u stërvitur, kurse luaja në ekipin e dytë. Ekipi i dytë ishte në kategorinë e 4-të, kurse per mua ishte e ulët dhe vendosa të transferohem në ligën e dytë të Portugalisë për të vazhduar më tej në karrierën time”, tha ai për Gazeta Blic.

Zeka ishte transferuar në Lille nga Skënderbeu.