Agim Zeka transferohet në Portugali

Talenti nga Kosova, për të cilin u fol shumë vitin e kaluar, Agim Zeka, karrierën do ta vazhdojë në Portugali.

Ai është huazuar nga Lille e Francës në Varzim SC, shkruan “GazetaOlle.com”.

19-vjeçari, pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, është huazuar në Portugali për të pasur mundësinë e aktivizimit me këtë skuadër dhe të bëjë përvojën e duhur për Ligue 1.

Ai në Francë ishte transferuar nga Skënderbeu, kurse më parë ka luajtur edhe për Prishtinën.

zeka 12