Agim Ibraimi, lojtari i lirë, mund të shkojë te kjo skuadër shqiptare

Agim Ibraimi është lojtar i lirë. Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e ka mbyllur bashkëpunimin me Domzhalen në Slloveni dhe ofertat nuk i mundojnë.

Partizani është përfolur shpesh për interesimin që ka pasur për të, madje para dy vitesh ka qenë shumë pranë firmës, shkruajnë mediat shqiptare.

Tanimë për të ka një ofertë të mirë nga Shkëndija e Tetovës, që e ka tentuar edhe më parë sulmuesin 30-vjeçar. Kuqezinjtë nuk duan ta diskutojnë titullin kampion, por e duan Ibraimin edhe për t’i ndihmuar në kupat e Evropës në verë, transmeton Gazeta Olle.

Kështu ata i kanë paraqitur një ofertë të mirë dhe sipas asaj që raporton “sport.com.mk” gjithçka është drejt finalizimit dhe pritet vetëm një “po” nga ana e sulmuesit.

Ibraimi është një lojtar me eksperiencë të madhe, që ka luajtur madhe edhe në Serie A me Cagliarin.