Agim Hasani: Ende nuk është mbyllur, vijnë edhe dy përforcime nga jashtë

Drejtori i Flamurtarit, Agim Hasani, ka folur për përforcimet e reja që pritet të vijnë në klubin kuqezi.

Flamurtari ka nevojë shumë për përforcime pas ka vetëm 11 pikë dhe është në vendin e 11-të.

“Njëherë nuk ka diçka të re. Jemi duke i pritur edhe dy futbollistë nga jashtë që do të vijnë”.

flamurtari mervan bejtullahu gjyqtar

“Njëri prej tyre luan mesfushor fundor, ndërsa tjetri sulmues. Jemi edhe në kërkim të një portieri”, ka thënë Agim Hasani për Gazeta Olle.

Flamurtari deri më tani ka arritur marrëveshje  Azem Ahmetin, Albert Kacikun dhe Rron Statovcin.

Bisedimet vazhdojnë me Alemdin Muratin dhe Alban Rexhepin. /GAZETA OLLE/

flamurtari