Agim Cana sqaron situatën e Vëllaznimit në lidhje me përkrahjen për ose kundër FFK-s

Kryetari i Vëllaznimit të Gjakovës ka dalë me qëndrim zyrtar për përqarjet e fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Emri i klubit gjakovar është përmendur disa herë se po e përkrahë kryetarin aktual të FFK-së, Agim Ademi, apo edhe se është pro grupit që po tenton rrëzimin e Ademit.

Sipas njoftimit të klubit kuqezi, ata sqarojnë se vetëm delegati Gazmend Bshnjaku mund të paraqes qëndrimin e Vëllaznimit.

“Sipas Statutit të FFK-s (neni 26 pika 2-b), Vëllaznimi, si anëtar i Ligës së parë të Kosovës, në Kuvendin e FFK-s ka të drejtë të përfaqësohet me 1(një) delegat. Duke u nisur nga kjo, Bordi i klubit ka vendosur që nga 2 (dy) delegatët që i ka pasur në Kuvendin e kaluar të FFK-s, kësaj here mandatin t’ia vazhdoj Dr. Gazmend Boshnjakut. Nisur nga kjo, vetëm Dr.Boshnjaku mund t’i prezantoj qëndrimet e K.F.”Vëllaznimi” në Kuvendin e FFK-s ose lidhur me këtë kuvend. Çdo tentim i ndonjë individ tjetër që ta bëjë një gjë të tillë, paraqet tentim për manipulim për interesa individuale apo grupore”, thuhet në njoftimin  e Agim Canës, të publikuar në faqen zyrtare të Vëllazinimit, raporton Gazeta Olle.