Agim Cana i zhdukur, Ardian Gjini në gjumë: Vëllaznimi në bojkot, s’ka stërvitje!

Vazhdon gjendja e mjerueshme në klubin e Vëllaznimit nën drejtimin e Agim Canës.

Klubi me nam është në gjendje kaotike, me Canën që është “zhdukur” në Francë dhe me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjinin, që nuk është marrë fare me këtë çështje.

Futbollistët gjakovarë po futen në muajin e tretë pa marrë paga dhe duket se nuk durojnë më.

Ata kanë konfirmuar për Gazeta Olle në kushte anonimiteti se kanë bojkotuar stërvitjen e ditës.

Madje, futbollistët kuqezi rrezikojnë të mos paraqiten fare as në ndeshjen e radhës ndaj Ramiz Sadikut.

Ata i kërkojnë pagat për të cilat kanë derdhur djersë, por aktualisht s’kanë as ku të ankohen.

Kësisoj, mbetet të shihet nëse do të intervenojë Komuna e Gjakovës, që shihet si “shpëtim” i vetëm në këtë situatë alarmante.

Pas dy xhirove të para, Vëllaznimi ka dy pikë. /Gazeta Olle/