Agim Ademi takon klubet e pakënaqura

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi të martën (nesër) në ora 14:00 në zyret e FFK-së do të takohet me klubet e Superligës së Kosovës në futboll.

Ky takim zhvillohet pas shumë polemikave që ishin në Kuvendin Zgjedhor për Komitet Ekzekutiv të FFK-së të zhvilluar më 27 janar e ku disa klube të Superligës shprehen pakënaqësi të shumta me këtë Komitetet duke kërkuan që ato të përfaqësohen në KE.

Trajneri i Llapit dhe donatori i këtij klubi, Tahir Batatina e ka konfirmuar takimin.

Batatina thotë se klubet në këtë takim do t’i kenë dy kërkesa.

“Do të kërkojmë si fillim që mbarëvajtja e kampionatit të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme pasi që dihet se mund të këtë parregullsi. Kërkesa jonë e dytë është që ne klubet e Superligës të përfaqësohemi në Komitetin Ekzekutiv pasi që në këtë mënyrë, mund t’i kontrollojmë mjetet tona financiare. Për shkak të Përfaqësueses së Kosovës në futboll, do të kërkojmë që një gjë e tillë të ndodh pas ndeshjeve të Kosovës në muajin mars që janë shumë të rëndësishme dhe nuk duan që në këtë kohë të shkaktojmë trazira”, ka thënë Tahir Batatina për Zërin.