Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se është detyrim shtetërorë që ekipi i Kosovës në futboll të quhet Kombëtarja e Kosovës.
Ademi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka shtet që nuk e ka një kombëtare.
“Nëse flasim në aspektin shtetërorë, ne detyrimisht ekipin e futbollit duhet ta quajmë “kombëtare’”.
“Është e qartë se ne kemi qenë të mishëruar me Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa tonën e kemi quajtur përfaqësuese”.
“E rëndësishme është që këta po e bëjnë historinë, e në fakt edhe historinë e shtetit”.
“Tani e tutje mund ta quajnë si të dëshirojnë, por unë e konsideroj kombëtare sepse një komb i tërë po entuziazmohet pas kësaj kombëtareje pasi po jep rezultate dhe po na bën krenarë”, tha presidenti i FFK-së.