Agim Ademi: Haradinaj përsëri do të dalë triumfues ndaj shpifjeve dhe të pavërtetave

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, që do të përgjigjet në Hagë.

Ademi është i bindur në pafajësinë e Haradinajt, përcjellë Olle.

“E dëshmove njëherë pastërtinë e luftës sonë çlirimtare në Hagë dhe iu ktheve atdheut si triumfues.

Jam i bindur se edhe kësaj radhe do të dalësh kryelartë Kryeministër.

Besojmë fuqishëm në pafajësinë tuaj dhe shpresojmë që edhe një herë drejtësia do të fitojë mbi shpifjet dhe të pavërtetat.

Të gjithë jemi me Ty! Me respekt, Agim Ademi, president i FFK-së”, thuhet në njoftimin publik. /Gazeta Olle/