Fushë Kosova fiton me rezultat të lartë derbin e Ligës së Dytë, kryeson e vetme në tabelë

Fushë Kosova ka fituar derbin e Ligës së Dytë ndaj Bashkimit të Koretinit.

Në takimin e zhvilluar sot në “Ekrem Grejqevci”, Fushë Kosova fitoi me rezultatin e lartë 5:0, shkruan Gazeta Olle.

Me këtë fitore, Fushë Kosova vazhdon të jetë e para në renditje tabelare në Ligën e Dytë.

Kurse, Bashkimi aktualisht gjendet në pozitën e katër me 19 pikë, katër më pak se lideri nga i cili humbi sot.

Kështu na ka hije!Kulturë në fushë, kulturë në tribuna 🙂

Gepostet von KF Fushe Kosova am Samstag, 26. Oktober 2019