Afrim Tovërlani: Jemi në ngritje

Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Lirisë, duke theksuar që loja e skuadrës është duke u ngritur nga xhiroja në xhiro.

“Në ndeshjet e para nuk kemi bërë paraqitje të mira ani pse rezultatet nuk kanë munguar, ndërsa në këto xhiro loja e skuadrës është në ngritje. Sot luajtëm shumë mirë, shënuam dy gola dhe e merituam plotësisht fitoren. Me rikthimin e futbollistëve që po na mungojnë, do të jemi edhe më të fortë”, deklaroi Tovërlani për “Supersport Kosova”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Feronikeli mposhti Lirinë 2:0, me golat e Mark Milicajt dhe Mevlan Zekës.