Afrim Tovërlani godet ashpër trajnerin e njohur: Kjo është e tmerrshme

Kukësi në fillim të këtij edicioni e ka emëruar për trajner serbin Mladen Milinkoviq, transmeton GazetaOlle.com.

Atë nuk e ka pritur aspak mirë tifozeria ‘Mërgata’ e cila i ka bojkotuar ndeshjet e kampionëve në fuqi të Shqipërisë për shkak të origjinës së serbit.

‘Timonieri’ më i suksesshëm kosovar në vitet e pasluftës, Afrim Tovërlani e ka ‘goditur’ me një status në ‘Facebook’ trajnerin e kampionëve në fuqi të Shqipërisë.

“Pse trajneri serb i Kukesit vazhdimisht i jep deklarata ne gjuhen greke e jo ta mesoj gjuhen shqipe. Ka ma tepër se dy vjet qe punon ne Shqipëri dhe nuk flet asnjë fjalë shqip. Totalisht e pakuptimtë nga ata qe e punësojnë. Tmerrrrrrrrr”, ka shkruar Afrim Tovërlani.

 

22500934_10156012674513641_1629376379_n

 

Ndryshe, Milinkoviq erdhi në krye të Kukësit në fillim të këtij sezoni.

Ai e zëvendëson Ernest Gjokën, i cili edhe pse fitoi titullin kampion, ndërpreu bashkëpunimin me klubin.

Ardhja e serbit e ka destabilizuar raportin e klubit me tifozët, pasi që grupi “Mërgata” i ka bojkotuar ndeshjet.

Në krye me Milinkoviq, Kukësi ka pikë të barabarta me Skënderbeun, nga 10 në krye të tabelës.

Por, korçarët e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Gazeta Olle/

Image result for milinkovic kukesi