Afati kalimtar dimëror prej 6 deri më 10 janar

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur, me propozim të Komesarit të Garave, konform nenit 21.1 të Rregullores mbi kalim dhe regjistrim në FBK, ka marr vendim që afati kalimtar dimëror të jetë prej 6 deri më 10 janar 2017 në ora 16:00, njofton zyra e Federatës së Basketbollit e Kosovës.

Pritet të ketë lëvizje të theksuara sidomos te skuadrat që janë në katërshen e parë të elitës së basketbollit.