Fat i keq për skitaristin e Kosovës në Olimpiadën Dimërore “Lozana 2020”

Skitari ynë Drin Kokaj garoi sot në disiplinën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.

Kokaj gjatë lëshimit të parë bëri një gabim, për çka u diskualifikua.

Drini do të garojë edhe nesër në sllallom.

Kosova kishte edhe një garuese Era Shalën por kjo ishte shumë e pafat.

Shala, kishte thyer këmbën në përgatitje duke i pamundësuar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.