Erdhi me shumë bujë te Shkëndija: Futbollisti i njohur ndahet me skuadrën “kuqezi”

Bëri bujë të madhe transferimi i tij te Shkëndija, por aventura e brazilianit Juan Felipe te skuadra “kuqezi” tashmë ka përfunduar.

Klubi tetovar ka njoftuar së fundi se kontrata mes tyre është ndërprerë me bashkëpunim të dy palëve, përcjellë Gazeta Olle.

KF Shkëndija dhe futbollisti brazilian me marrëveshje të dyanëshme kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Klubi i Futbollit Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin barazilian, Juan Felipe. Kryesia e klubit dhe futbollisti në takim të përbashkët kanë ardhur në përfundim se në këtë moment ndarja është në interes të të dyja palëve, kështu që është gjetur akordi për shkëputjen e parakohëshme të kontratës.

KF Shkëndija falemenderon Juan Felipen për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi gjatë periudhës që ishte pjesë e jona, duke i dëshiruar suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin zyrtar nga KF Shkëndija.