Adnani nuk i lajmërohet Kosovës

Edhe  Përfaqësuesja e Belgjikës ka publikuar listën me lojtarët të cilët do të fillojnë ndeshjet eliminatore për Kampionat Botëror.

Në këtë listë nuk gjendet Adnan Januzaj, i cili është me prejardhje nga Kosova. Me mos ftesën e përzgjedhësit të ri Roberto Martinez, shpresat se Januzaj, mund të vijë të luajë për Kosovën, janë rritur, por kështu nuk mendon edhe menaxheri i Përfaqësueses tonë.

“Januzaj nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Belgjikën që nga pranimi i Kosovës në FIFA dhe UEFA, me të drejta të plota, duke përfshirë këtu edhe kampionatin evropian.

Jemi duke provuar gjatë gjithë kohës të kontaktojmë me të, por është e pamundur të kontaktohet me të deri më tani”, deklaroi Shala për Zërin

Adnani nuk ishte ftuar as në “EURO 2016” nga ish-trajneri, Marc Wilmots.