Adnan Januzaj po rikthehet në Premierligë, kjo do të jetë skuadra e tij e re

Futbollisti me prejeardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, po shijon këto ditë pushimet në vendlindje.

Adnani është fotografuar në Prekaz, tek varrezet e familjes heroike Jashari, si dhe në qytetin prej nga rrjedh familja e tij, Istogu, shkruan GazetaOlle.com.

E, përderisa Adnani po qëndron në Kosovë, mediat britanike duket se kanë zbuluar një lajm të madh për të ardhmen e tij.

Leicester Mercury njofton se Januzaj po monitorohet nga skuadra e Leicester Cityt dhe kjo e fundit mund të përfundojë shpejtë punë me ish-anëtarin e Manchester United dhe tani futbollistin e Real Sociedad.

Januzaj filloi të rikthente në binarë karrierën e tij në Spanjë, pas dështimit me Manchester United. Mundësia e rikthimit në Premierligë me Cityn do të ishte mëse e mirëseardhur për futbollistin që përfaqëson Kombëtaren e Belgjikës.