Adnan Haxhaj ndahet me Drenicën

Adnan Haxhaj nuk është më pjesë e Drenicës.

Mbrojtësi vushtrrias ka  konfirmuar ndarjen përmes një postimi në Facebook.

“Falënderoj klubin e KF Drenica për bashkëpunim, falënderoj edhe bashkëlojtarët dhe ‘Shqiponjat e Zeza’.
Që nga sot më nuk jam pjesë e Drenicës dhe ju uroj suksese klubit në qëllimet e saj”, ka shkruar Haxhaj, raporton “GazetaOlle.com”.

Adnani më herë ka luajtur edhe me Prishtinën, Lirinë dhe disa skuadra tjera.

Ai tani pret oferta për t’iu bashkuar ndonjë klubi tjetër.

haxhaj